Lajme

Berisha: Shqiptarët në rrezik ekzistencial, Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 21 June 2022

Kryetari i Partisë Demokatike Sali Berisha është i bindur se shqiptarët janë në rrezik ekzistencial për shkak të projektit Ballkani i Hapur. Në promovimin e librit “Kurrë mos harro” me bashkëautorësi të Agim Aliçkajt dhe Nusret Pllanës, Berisha foli për atë që e quan qëllimin e vërtetë të kësaj nisme rajonale.

“Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës. A nuk erdhi Vuçiç në Kosovë dhe deklaroi se Serbia do të bëhej më e madhe? Nga do të bëhej? Nga Kosova. De fakto eshte një projekt anti-europian. De fakto është një projekt pro-rus. Është një projekt i vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon”.

Berisha e akuzoi kryeministrin Rama se është kthyer në avokatin e Presidentit serb në arenën ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Tirana zyrtare sot është një Beograd i vogël. Në vend që Shqipëria të përdorë të gjithë forcën diplomatike të saj për ta dërguar në Hagë Vuçiçin, shndërrohet në avokat të tij në çdo takim, përfshi samitin e NATO-s”.

Kryedemokrati iu bën thirrje shqiptarëve të mos i nënshtrohen bashkëpunimit Tirana – Beograd që sipas tij mohon luftën e Kosovës.

“Ne duhet të zgjidhim problemet tona se me klika në pushtet si Rama dhe vasalë të Beogradit, shqiptarët do ti kenë kohërat shumë të vështira. Jam optimist se edhe ky agression i pashpallur serb ndaj shqiptarëve do të dështojë”.

Më herët kryedemokrati ka dënuar rrezimin në votim të rezolutës për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë nga Parlamenti shqiptar. /tvklan/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera