Berisha: Rama tallet me popullin, do përballet me revolta të fuqishme

Autori: Gazeta inFokus
19:53 | 01 October 2022
Vetëm pak minuta pasi Kryeministri Rama foli për rikthim të fashës mbi 800 KW/h në muajin nëntor, Sali Berisha e akuzoi nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për tallje me shqiptarët.
“Dje u thotë e hoqa fashon, sot thotë se fashoja është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë. Po sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet, është Edi Rama.”
Paralajmëroi protesta paqësore në kundërpërgjigje të vjedhjes që tha se Kryeministri u bën shqiptarëve.
”Çfarë janë këto? Këto janë dëshmi se revolta, urrejtja për këtë qeveri tek qytetarët po vlon, po zjen.”
Me shqetësim foli jo vetëm për keqqeverisjen e Ramës, por edhe punët në shtëpinë e tij politike. Nga të vetët kërkoi mobilizim në çdo qelizë të partisë dhe ndryshimin me urgjencë të situatës.
“Ky është një oqean pune. Një det pune. Ku jemi ne me këtë? Absolutisht jemi larg. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro-aktivitete. Nuk fitohet. Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel hyrje,blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim.”
Drejtuesit e degëve i ngarkoi me disa porosi, duke u kujdesur që në zgjedhje kjo forcë politike mos përballet me fenomene negative të së shkuarës.
“Bashkë me ta të shkojnë, të takojnë, të trokasin, të verifikojnë dhe identifikojnë. Mos të harrojmë se në 2-3 zgjedhjet e fundit kjo parti ka pasur me dhjetëra e dhjetëra qendra votimi pa komisionerë. E turpshme, një parti kombëtare shkon dhe përfundon aty nuk është e zonja të nxjerr komisionerë.”
Kur na ndajnë 7 muaj nga beteja elektorale, demokratët miratuan edhe procedurat që do të ndiqen për zhvillimin e primareve, pjesë e të cilit do të jenë jo vetëm anëtarë të kësaj force politike.
“Nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD por edhe simpatizantët”, tha Edi Paloka
Përfshirjen e simpatizantëve krahas anëtarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale demokratët e shohin si mundësi drejt hapjes së partisë./tvklan.al

Të tjera
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...
-
“Kujt po i thu hajn”? Pamje të reja nga rasti i Driton Krasniqit që u rrah nga policët në Klinë
Janë publikuar pamje të reja që hedhin dritë mbi incidentin e rëndë ku qyteta...
-
AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit ...
-
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Kujtime në Zingjirë: Një Zhgandërr për Gratë e Heshtura
ZHGANDËRR - Një video eksperimentale e cila përmes këngëve tradicionale dhe k...
-
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake
Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në...
-
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyr...