Lajme

Berisha: Ditë historike, të mbrohet çdo votë

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 14 May 2023

Ish-kryeministri nga koalicioni “Bashkë fitojmë”, Sali Berisha ka deklaruar se përgjegjësia e qytetarëve në këto zgjedhje ishte epike, derisa ka bërë thirrje bërë thirrje që të numërohet çdo votë, pasi këtë betejë do ta fitojnë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e drejt të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Berisha në një konferencë për media ka përshëndetur të gjithë votuesit, të cilët sipas tij votuan në kushte të jashtëzakonshme, duke u ngritur dhe folur me votën e tyre.

“Dua t’u përcjell përshëndetjen më të përzemërt, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetarë dhe qytetare që sot e shndërruan këtë ditë me votën e tyre në një ditë të historisë sonë. Ata votuan në qendrat e votimit në kushtet më të jashtëzakonshme, u ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën më mënyrën më të civilizuar, folën me guxim folën me vendosmëri. Ata kapërcyen mbi konglomeratin, administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike”, deklaroi Berisha.

-Advertisement-

Sipas tij, pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit dhe ata që bën gjithçka kundër këtij procesi.

“Ju bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim më të cilin përballuan presionet e egra të mafisë shtetërore, të bandave të kësaj mafie dhe oligarkëve të saj, me atë guxim, të numërojnë çdo votë. I garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë, se kjo betejë është betejë e një rëndësie historike e këtë betejë do e fitojnë vetëm ata që mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të liria dhe të ndershme”, shtoi Berisha.

Tanimë në Shqipëri janë mbyllur zyrtarisht 5200 qendrat e votimit, ku qytetarët kishin mundësi me votën e tyre të zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera