Rozë

Bëri shqiponjën, Serbia i ndalon hyrjen këngëtares së njohur

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 23 January 2024

Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandër Vulin, konfirmoi sot se ai nuk ka lejuar këngëtaren boshnjake, Selma Bajrami që të futet në Serbi.

Ai tha se vendimi ka ardhur për shkak se ajo ka bërë një simbol të Shqipërisë së Madhe.

“Nuk mund të shfaqësh simbolet e Shqipërisë së Madhe dhe të marrësh paratë në Serbi. Siç e kam thënë, kur shërbeja si drejtor i BIA, kam lëshuar një numër urdhrash për të gjithë ata që fyejnë dinjitetin e Serbisë dhe popullit”.

-Advertisement-

Këngëtarja boshnjake me origjinë shqiptare u ndalua sot në aeroportin e Beogradit, teksa po futej në Serbi.

Ajo u kthye mbrapsht me fluturimin e radhës për në Sarajevë.

Arsyeja thuhet se është një performancë e saj e fundit ku Bajrami bëri me duar shqiponjën dykrenare.

Këngëtarja kishte treguar në nëntor se ishte kërcënuar pas performancës së saj në Sarajevë ku edhe interpretoi këngë shqipe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera