Sport

Belegu kërkon ndihmën e tifozëve për ta mposhtur Maqedoninë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 10 August 2017

Erolld Belegu ka kërkuar përkrahje nga tifozët, për ndeshjen kthyese ndaj Maqedonisë në para kualifikimet për Botërorin Kina 2019.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu beson se përballja ndaj Maqedonisë në Shkup mund të jetë vendimtare për kualifikimin e Kosovës.

Për ta arritur këtë, ai ka ftuar të gjithë tifozët që të udhëtojnë drejt Shkupit për ta përkrahur Kosovën.

“Kosova ka nevoje për përkrahje maksimale në Shkup në ndeshjen kthyese me Maqedoninë! Ftoj të gjithë ata që kanë mundësi e dëshire me ardh të shtunën, më 12 Gusht në sallën Boris Trajkovski në Shkup për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e cila mund të vendos kualifikimin! Të gjithë në Shkup në përkrahje sportive të Kosovës”, shkruan Belegu në Facebook. /Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera