Lajme

Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 12 November 2026

Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Obiliq përmes punësimeve partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi publik, Bekteshi ka deklaruar se fitorja e VV-së në Obiliq ishte e vjedhur, ndërsa ka akuzuar partinë në pushtet për përkrahje selektive dhe partiake të qytetarëve.

“Fitorja ishte e vjedhur! Obiliqi meriton përkrahje, por jo përkrahje selektive, partiake dhe korruptive të VV-së”, ka deklaruar Bekteshi.

-Advertisement-

Ajo ka pretenduar se audio-incizimi i publikuar dëshmon gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të përdorur çdo mjet me qëllim të ruajtjes apo marrjes së pushtetit.

“Ky audio-incizim që dëgjuam sot është dëshmi se Albin Kurti është në gjendje të bëjë gjithçka për pushtet, qoftë lokal apo qendror”, ka theksuar ajo.

Bekteshi ka rikthyer në vëmendje edhe çështjen e punësimeve në KEK, duke pretenduar se ato ishin përdorur për interesa elektorale gjatë kohës kur Obiliqi kishte shkuar në balotazh.

“Punësimi i militantëve partiakë në KEK, pikërisht në kohën kur Obiliqi shkoi në balotazh, ishte një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie”, ka shkruar Bekteshi.

Ajo ka përmendur edhe Halil Thaçin, të cilin e ka cilësuar si “marionetë të Kurtit”, duke thënë se audio-incizimi u jep mundësi qytetarëve të dëgjojnë vetë atë që LDK-ja, sipas saj, e kishte paralajmëruar më herët.

“Ata që atëherë nuk iu besuan paralajmërimeve të LDK-së, e ndoshta as organeve të drejtësisë, sot kanë mundësi ta dëgjojnë vetë zërin e marionetës së Kurtit, Halil Thaçit”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Bekteshi ka akuzuar VV-në se interesat partiake janë vendosur mbi zhvillimin e Obiliqit dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.

“Përfitime për militantët, stagnim për Obiliqin. Jo zhvillim, jo punësim meritor dhe jo trajtim të barabartë për qytetarët”, ka përfunduar Bekteshi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy