Lajme

Bekim Haxhiu kërkon seancë të jashtëzakonshme, shkak deklarata e ministres së Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 21 July 2024

Sipas deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës.

Kjo sipas tij është e domosdoshme pas “deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës.Kjo është e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës.

Lidhur me rastin e Faton Hajrizit, të shtunën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është e rëndësishme “të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë.

Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.

Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës…”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera