Lajme

Raportohet se Lajçak ka mbërritur tek ndërtesa e Qeverisë, nuk ka njoftim zyrtar se me kë do të takohet

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 06 September 2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë paraditen e së premtes.

Mediat raportojnë se Lajçaku besohet se do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar se me kë do të takohet Lajcak.

-Advertisement-

As në agjendën e dërguar sot nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, nuk figuron ndonjë informacion se kryeministri i Kosovës ka takim me Emisarin e Bashkimit Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera