Hoxha: Policia e Kosovës është model i suksesit për rajonin dhe më gjerë
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 06 September 2024
Në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, drejtori i këtij institucioni, Gazmend Hoxha, deklaroi se për këto 25 vjet, policia ka dëshmuar se është një institucion i ndërtuar mbi themele të forta, me një mision fisnik të mbrojë dhe të shërbejë.
Ai shtoi se që nga ditët e para të themelimit, policia ka qene dhe vazhdon të jetë gardiane e rendit, ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë.
“Për 25 vjet policia është përballur me sfida të shumta, por gjithmonë ka triumfuar mbi to. Në këto 25 vjet policia ka arritur një nivel të lartë të profesionalizmit dhe bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke qene një model i suksesit për rajonin dhe më gjerë”, shtoi Hoxha gjatë fjalimit të tij në ceremoninë festive, duke theksuar se e çmojnë dhe vlerësojnë kontributin dhe sakrificën e të gjithë zyrtarëve policorë.
Tutje, kreu i policisë u shpreh se Policia e Kosovës është organizatë profesionale dhe se duke respektuar diversitetin gjinor dhe etnik, menaxhmenti i këtij institucioni i kushton një rëndësi të veçantë proceseve të rekrutimit duke inkurajuar sikurse femrat ashtu edhe minoritetet që t’i bashkohen.
“Policia e Kosovës nuk është thjesht një institucion. Ajo është një simbol i përkushtimit për paqen dhe sigurinë, si dhe i rolit të saj të pazëvendësueshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që do të vijnë. Sot ky institucion sot është një forcë e respektuar dhe e besuar nga qytetarët”, deklaroi drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha./ Gazeta Infokus/
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...