Fokus

Bekë Berisha tallet me kandidatin e LDK-së: Ilir Feratin do ta punësojë në administratë

Autori: Doresa Geci 10:33 | 06 September 2021

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Istogut, Bekë Berisha është i bindur që zgjedhjet në këtë komunë do t’i fitojë pa balotazh.

Madje ai kundër kandidatin e tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Feratin nuk e sheh si konkurrent të fortë, shkruan Gazeta Infokus.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Berisha nuk sheh asnjë rrezik nga kandidatura e Feratit.

-Advertisement-

Por, Berisha nëse i fiton zgjedhjet premton që Feratin do ta punësoj në administratën e Komunës së Istogut.

“Ilir Ferati për ndryshe është djalë shumë i mirë, unë i kam premtuar që kam me shti në punë, në administratën e komunës. Unë do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. Ai (Ilir Ferati) djali i mirë është por nuk është i zoti për drejtorat, por diçka në administratë po”, ka thënë Berisha për Gazetën Infokus.

Në komunë e Istogut në garë për ta fituar karrigen e kryetarit janë, Bekë Berisha nga AAK, Ilir Ferati nga LDK, Agron Avdijaj nga Vetëvendosje, si dhe Ali Nimanaj nga PDK.

Komuna e Istog për më shumë së dy dekada është udhëhiqur nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera