Lajme

Bejta paralajmëron se nesër do votohet buxheti në Komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 20 September 2022

Asambleistja në kuvendin e Prishtinës, nga radhët e LDK-së, Netja Bejta ka bërë të ditur se nesër do të votohet buxheti i Prishtinës për vitin 2023.

Ky buxhet do të jetë rreth 106 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Ajo përmes rrjetit social Facebook ka treguar se ky buxhet është i planifikuar nga kryetari i Prishtinës Perparim Rama, dhe paraqet një pjesë të projekteve të premtuara në vjeshtën e kaluar.

-Advertisement-

‘’ Ky buxhet është i planifikuar nga kryetari i Prishtinës Perparim Rama dhe paraqet një pjesë të projekteve të premtuara në vjeshtën e kaluar. Kjo do të thotë që edhe me buxhet po fillohet ndryshimi në Prishtinë. Zyra e Arkitektit të Prishtinës do jetë boshti i këtij ndryshimi’’, ka shkruar ajo.

Poashtu Bejta ka treguar edhe prioritetet e buxhetit 2023.

‘’Infrastruktura brenda qytetit, zgjidhja e problemeve në komunikacin, ndërtimi i pesë shkollave dhe dy çerdheve të reja ( përveç 3+3 të tjera me buxhet donacion) etj. do të jenë prioritetet e buxhetit 2023. Ndërsa ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të jetë gjithashtu një investim tjetër i cili do të jetë investimi më i madhë në vend që ka ndodhur ndonjëherë në shëndetësinë lokale’’, ka shkruar Bejta./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Nesër do të votojmë pro buxhetit të Prishtinës për vitin 2023 i cili do të jetë 105,675,981 Euro.

Ky buxhet është i planifikuar nga kryetari i Prishtinës Perparim Rama dhe paraqet një pjesë të projekteve të premtuara në vjeshtën e kaluar. Kjo do të thotë që edhe me buxhet po fillohet ndryshimi në Prishtinë. Zyra e Arkitektit të Prishtinës do jetë boshti i këtij ndryshimi.

Infrastruktura brenda qytetit, zgjidhja e problemeve në Komunikacin, ndërtimi i pesë shkollave dhe dy çerdheve të reja ( përveç 3+3 të tjera me buxhet donacion) etj. do të jenë prioritetet e buxhetit 2023. Ndërsa ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të jetë gjithashtu një investim tjetër i cili do të jetë investimi më i madhë në vend që ka ndodhur ndonjëher në shëndetësinë lokale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera