Lajme

Bëhet lansimi i studimeve gjurmuese

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 30 September 2021

Në emër të projektit KSV/801- European Union Support to Vocational Education and Training (VET), Professional Requalification and Occupation (“ESVET PRO”) dhe Institutit EdGuard, bëhet lansimi i Studimeve Gjurmuese.

Ngjarja do të organizohet të enjtjen, më 30 Shtator nga ora 09:00 deri në 11:00 në Prishtinë.

Njëra nga qëllimet kryesore të projektit KSV/801 është të krijuarit e një sistemi të qëndrueshëm të Studimeve Gjurmuese që do t’u ofrojnë hisedarëve institucional, shkollave profesionale dhe Qendrave të Aftësimit Profesional evidencë për punësimin e të diplomuarve dhe aftësitë e shkathtësitë e nevojshme për kërkesat e tregut.

-Advertisement-

Ky organizim ka për synim lansimin e Studimeve Gjurmuese duke ndarë veprimet kyçe të reformës me pjesëmarrësit përfaqësues institucional të sektorit të arsimit; komunitetit të shkollave; projekteve tjera të financuara nga komuniteti i donatorëve; sektorit privat; si dhe hisedarëve tjerë të interesuar të kontribuojnë në mirë themelin dhe qëndrueshmërinë e Studimeve Gjurmuese.

Gjuha e komunikimit në këtë organizim do të jetë gjuha Shqipe dhe Angleze, me përkthim të njëkohshëm në të dy gjuhët për pjesëmarrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera