Bëhet gati një draft statut për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 16 January 2023
Ka përfunduar hartimi i një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është bërë me dije për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Institutit gjerman “Friedrisch Ebert Stiftung”, Rene Schlee.
Institutit gjerman “Friedrisch Ebert Stiftung” (FES) ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në një përgjigje thënë për Radio Kosovën, zëdhënësi i këtij instituti, dega në Prishtinë, Rene Schlee, ka konfirmuar se tashmë është gati një draft i përmbajtjes për diskutim, por nuk ka sqaruar se çfarë përmban ky draft.
“Në këtë fazë mund ta konfirmojë që ne kemi përfunduar hartimin e statutit dhe në një të ardhme të afërt do të mblidhemi me partnerët tanë për të diskutuar se kur do të ketë një organizim publik për prezantimin e Drafti për Asociacionin,” ka thënë Schlee për Radio Kosovën.
Lidhur me këtë i kontaktuar nga mediumi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.
Në shtator të vitit 2022 gazeta serbe “Večernje Novosti” kishte shkruar se një draft dokument për Asociacionin ishte hartuar nga zyra e FES-it në Beograd dhe Instituti Evropian i Paqes dhe se bazuar në këtë, ky draft –statuti i Asociacionit ishte vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Por FES, dega në Prishtinë, kishte sqaruar se drafti i publikuar ishte i FES-it në Kosovë. Ata kishin thënë se nuk kishin pranuar nga asnjëra palë ndonjë kërkesë për hartimin e statutit të Asociacionit.
Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian i Paqes në një reagim të tyre kishin shtuar se “Dy organizatat tona nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për të hartuar një statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Diskutimet tona ishin të brendshme, duke përdorur informacione të njohur për publikun, për tema me interes publik, e cila është fushë ekskluzive e shoqërisë civile,” thuhej në reagimin e tyre.
Sidoqoftë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pati thënë se janë të pavlera të gjitha dokumentet që hartohen për draftin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe nga organizata joqeveritare.
Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të krijuar një ambient për dialog ndërmjet palëve, duke kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të procesit të dialogut.

Të tjera
-
Nisin përgatitjet për protestë
Kanë nisur përgatitjet për protestën e paralajmëruar në ora 12:00 kundër shtr...
-
Pak para nisjes së protestës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës vendosen para hyrjes së ZRRE-së
Pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullat...
-
Mbledhja e bordit të ZRrE-së kaloi e mbyllur për media, miratohen një pjesë e pikave
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka kaluar në mbledhje të mbyllur p...
-
ZRrE thotë se pranoi mbi 396 komente nga qytetarët për rritjen e çmimit të rrymës
Drejtori i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka thënë se një mori komentesh për propozim...
-
Raportohet se çmimi i rrymës është shtrenjtuar deri në 16 për qind
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kë...
-
ZRRE mbyll seancën për diskutim të hapur, gazetarët nuk largohen nga salla
Kryesuesi i ZRRE’së, ka njoftuar tani do të vazhdojnë seancën e mbyllur. Duke...
-
“A bën një pyetje”, “Po na detyron me ju qitë jashtë” – përplasje mes gazetarëve dhe ZRRE-së
Bordi i Zyrës Regullative të Energjisë ka filluar mbledhjene tij, ku pritet t...
-
Drejtori menaxhues i ZRRE-së: Kemi pranuar qindra komente nga qytetarët me kundërshtime për propozimin e rritjes së çmimit
Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së t...
-
Kina “godet” SHBA-në, kjo është tarifa marramendëse që i vendosi sot
Kina ka njoftuar vendosjen e një tarife të re prej 125% për importet nga Shte...
-
Sefte pas 13 vitesh, Erdogani takon deputetët pro-kurdë – synojnë përfundimin e konfliktit 40-vjeçar
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një takim të parë pas 13 vi...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, hapet zyrtarisht fushata zgjedhore: PS kërkon mandatin e katërt, PD rikthimin në pushtet pas 12 vitesh
Shqipëria ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 maji...
-
Gjermania ofron ndihma të reja ushtarake për Ukrainën
Përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve janë mbledhur të premten (sot) në Bruk...