Sport

Behar Maliqi: Tabela aktuale është reale, por shpresoj që kampionati të vazhdoj deri në fund

Autori: Erion Maliqaj 20:22 | 05 April 2020

Njëri ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë, Behar Maliqi ka thënë se tabela aktuale e Superligës është reale, por vazhdimi i kampionatit do të ishte më mirë të ndodhte, shkruan Gazeta inFokus.

Behar Maliqi në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur rreth situatës së krijuar në futbollin kosovar nga koronavirusi.

Maliqit po i mungon fusha, shokët, publiku dhe të gjithë ata që merren me futboll.

-Advertisement-

“Është shumë e vështirë gjendja në të cilën jemi, na mungon shumë fusha, shokët, publiku si dhe të gjithë ata që janë rreth futbollit, por duke e parë që është në të mirën dhe për shëndetin tonë atëherë është me e lehtë se mbi të gjitha është shëndeti”, tha fillimisht Maliqi.

Prishtinasi thotë se është e vështirë të mbahet forma me stërvitje individuale, por po mundohet ta zbatoj plan-programin e dhënë nga klubi.

“Klubi na ka përpiluar një plan-program që po mundohemi me e zbatu për me majtë sadopak formën, por është e vështirë me qenë në formë sikur në grup që punohet, por shpresoj të kaloj sa më shpejt kjo situatë edhe ti kthehemi jetës normale”, u shpreh futbollisti i Llapit.

Ai tregon se më bashkëlojtarët e tij është si një familje, pasi kalojnë shumë kohë së bashku.

“Bashkëlojtarët po me mungojnë shumë se më të vërtetë  kalojmë me shumë se gjysmën e ditës se bashku dhe jemi si një familje, sepse jemi shumë kohë se bashku, por gjatë gjithë kohës jemi në kontakt”, deklaroj njeri ndër lojtarët më të trofeshëm në Kosovë.

Fotografia e Futbolli Kosovar

Mesfushori i shumë skuadrave të njohura kosovare pohon se tabela aktuale është reale, por shpreson që kampionati të vazhdoj deri në fund.

“Unë mendoj se kishte me qenë me korrekt që të vazhdoj kampionati për të gjitha skuadrat, si për ato që luftojnë për titull ashtu edhe ato që luftojnë për ekzistencë dhe jam shume i bindur që shumë shpejt do t’ja fillojmë edhe stërvitjeve edhe ndeshjeve. Por nëse UEFA merr vendim që të përfundoi i gjithë kampionati atëherë tabela momentale është reale për atë çka kanë treguar ekipet gjatë këtij kampionati”, tha mesfushori prishtinas.

Për fund Maliqi dha një mesazh për futbollistët.

“Të gjithë futbollistëve ju dëshiroj shëndet edhe të jenë sa me aktiv gjatë kësaj kohe me mundësit që i kanë në shtëpitë e tyre, por duke mos rrezikuar familjen nga ky virus”, përfundoj Behar Maliqi.

Behar Maliqi aktualisht është futbollist i Llapit, ndërsa me parë ka luajtur edhe për Fushë Kosovën, KEK-un, Prishtinën, Partizanin dhe Feronikelin.

Maliqi në vitin 2008 ka veshur edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës ende të pa pranuar në UEFA dhe FIFA.

Ai ka fituar dy herë çmimi si lojtari më i mirë në Kosovë, ndërsa është edhe njëri ndër lojtarët më të trofeshëm në Superligën e Kosovës./Gazeta inFokus/

Fotografia e Behar Maliqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera