Lajme

Begaj pritet me nderime shtetërore nga Osmani

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 16 February 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është pritur me një ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas kësaj ceremonie, të dy presidentët shqiptarë do të vazhdojnë takimin. Ndërkohë, sot Begaj do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të marrë pjesë në koncertin e Filarmonisë së Kosovës, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ai nesër do të mbaj fjalën e rastit në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës./KP/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera