Lajme

Begaj me diplomatët: Jemi të ndjeshëm por të matur ndaj tensioneve të fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 18 January 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri.

Begaj gjatë fjalës së tij u shpreh se shqiptarët janë një popull me shumë cilësi dhe se çdo mirëkuptimi i përgjigjen me mirëkuptim.

Gjithashtu theksoi se “sakrifica e shqiptarëve të Kosovës nuk mund të harrohet”, raporton Report-TV.

-Advertisement-

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën që aleatët dhanë në sulmet kibernetike.

Kreu i shtetit shqiptar u ndal edhe në tensionet e krijuara disa javë më parë në Kosovë duke thënë se “vendi ynë është i ndjeshëm, por i matur ndaj provokimeve në Ballkan”.

Para ambasadorëve, Begaj e quajti Shqipërinë faktor paqeje në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera