Sport

Befason Ismet Munishi me deklaratën e tij pas humbjes nga Drita

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 06 December 2020

Ballkani është mposhtur në udhëtim te Drita me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 16-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘bardhekaltërit’ i realizoi Kastriot Rexha, ndërsa për ‘portokallinjtë’ shënoi Mirlind Daku.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili përveç lojtarëve të tij i kënaqur ka mbetur edhe me referimin.

-Advertisement-

“Po në përgjithësi ishte paraqitje e mirë, ishte e kënaqshme, zotësia e Rexhës me topat në ajër na ndëshkoi. Jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve. Dhe mund të them se jam i kënaqur me referimin”, tha Munishi.

Pas kësaj humbje, Ballkani ka zbritur ne pozitën e dytë me 35 pikë, një me pak se Drita që tashmë ka marrë kryesimin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera