Sport

Befasohet Roma

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 20 October 2018

Xhiroja e nëntë e Serie A ka filluar me befasi.

Skuadra e Romës është mposhtur nga SPAL, me rezultatin 0:2.

Golin e parë të takimit e realizoi Andrea Petagna, nga pika e bardhë (38’).

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyll me një gol epërsi në favor të mysafirëve.

Në pjesën e dytë, kur pritej përgjigje nga Roma, e kundërta ndodhi.

Luhej minuta e 56’ kur Kevin Bonifazi dyfishoi epërsinë për SPAL, pas asistimit të pranuar nga Valdifiori.

Me këtë rezultat, Roma pozicionohet në vendin e 6 (përkohësisht) me 14 pikë, kurse SPAL ngritet në pozitën e 13 me 12 pikë të grumbulluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera