Sport

Befasi në Spanjë, Barcelona mposhtet nga skuadra e vendit të fundit

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 27 September 2018

Pas barazimit 2-2 ndaj Gironës në “Camp Nou”, Barcelona shkakton një tjetër befasi në kampionatin spanjoll të futbollit, duke u mposhtur 2-1 nga Leganesi i vendit të fundit.

Skuadra katalanase e mbylli në avantazh pjesën e parë pas golit të brazilianit Coutinho në minutën e 12.

Por, në pjesën e dytë ndodhi ajo që askush nuk e priste: Leganesi shënoi dy gola brenda dy minutash me anë të El Zhar dhe Oscar, në minutat e 52-të dhe 53-të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera