Fokus

Bedri Hamza jep detajet e fundit për 13 minatorët e lënduar

Autori: Samire Jaha 18:36 | 17 January 2024

Sot 13 minatorë të Trepçës janë lënduar nga aksidenti që ndodhur rreth orës 13:00 në minierën e Trepçës, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë rast kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka deklaruar për Infokus se komuna do të ju rrijë afër për çfarëdo nevoje minatorëve të lënduar por edhe familjeve të tyre.

“Me të marrur informacione kam shkuar për të i vizituar ka ndodhë në minierën e Trepçës, ku janë lënduar 14 minatorë i falënderoj jashtë mase personelin shëndetësor për një punë të jashtëzakonshme gjithmonë dhe në këtë rast, 12 prej tyre pas trajtimit janë liruar dhe kanë shku në shpi dy prej tyre vazhdojnë me me u trajtu në spital, në bazë të asaj qka më kanë thënë personeli shëndetësor janë jashtë rrezikut për jetë, ofrova dhe ndihmën time si komunë dhe në nivel të komunës se cka ka nevojë ne brenda kapaciteteve tona kemi me qenë afër tyre”, ka deklaruar Hamza për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe për të ditur detaje të tjera në lidhje me këtë rast ndiqeni storien në vazhdim:

Rrëfehet njëri nga minatorët e lënduar “Ma ron është tu m’ardh prej drejtorit se del me pretendime se gjoja ai na ka shpëtu neve, s’është e vërtetë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera