Lajme

Bedri Hamza afrohet te rreshti i parë i deputetëve të LDK-së, flet me Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 28 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është afruar te rreshti i parë i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai u pa duke biseduar me ish-presidenten Vjosa Osmani, ndërsa bashkë me të në këmbë qëndron edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përfaqësuesit e partive politike u dakorduan të premten që sot të propozohet për miratim një deklaratë e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pak më herët se u harmonizua deklarata që pritet të miratohet.

“E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres një përkrahje të plotë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë deklaratë”, tha ai.

Hamza tha se në tekstin e deklratës kanë kontribuar të gjitha subjektet politike.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy