BE: Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë po ecën përpara

Autori: Gazeta inFokus
21:11 | 17 January 2023
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri vlerësoi sot punën e bërë nga Shqipëria në procesin e anëtarësimit në BE.
“Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecën përpara! Dje përfundoi procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve, që fokusohen kryesisht në të drejtat themelore të BE-së, sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike”, theksoi Delegacioni i BE-së në një postim në rrjetet sociale.
“Sot në Bruksel, nisën takimet dypalëshe të shqyrtimit analitik të grupit të dytë të kapitujve, ku trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët të BE-së: lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit, krahas politikës së konkurrencës, pronësisë intelektuale dhe të drejtën e kompanive, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit”, nënvizoi Delegacioni i BE-së
Po ashtu, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri deklaroi se, BE do të vazhdojë të mbështes Shqipërinë në këtë proces.
“Urime përfaqësuesve shqiptarë të përfshirë deri tani dhe vazhdoni punën e mirë. BE-ja do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë në këtë proces”, përfundoi Delegacioni i BE-së./atsh

Të tjera
-
Thatësira në rajon, AP shkruan se si pishina e Gërmisë s’po mund të mbushet me ujë
Ballkani Perëndimor po përballet me një thatësirë të rëndë pasi një valë të n...
-
“Fjalitë më të rënda për t’u thënë e për t’u dëgjuar” – Onkologja Vildane Goga flet për momentin kur komunikohet diagnoza e kancerit
Në një rrëfim të ndjerë për Infokus, onkologja Vildane Goga ka folur për sfid...
-
Lutfi Haziri nuk do zgjedhje të reja: “Kosova nuk e ka atë komoditet”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk voton për...
-
Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim t...
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...
-
Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie sek*suale me një grua
Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë m...
-
I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë
Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim...
-
Dhun*oi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar d...
-
Arrestohet një person në Vushtrri pas një zënke për transport gruri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ...