BE kërkon formimin e qeverisë sa më shpejt
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 04 December 2019
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se pret që Qeveria e Kosovës të formohet sa më shpejt në mënyrë që sa më shpejt të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.
Ajo në një intervistë për Kosova Online gjithashtu tha se serbët që morën më shumë vota në zgjedhje duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme dhe përsëriti se BE pret heqjen e taksës prej 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Bashkimi Evropian ka thënë vazhdimisht se taksa prej 100 përqind e vendosur nga Qeveria e Kosovës për importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja duhet të hiqet. Ne nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë, përkundrazi, ne mendojmë se qeveria e re duhet të heqë menjëherë tarifat. Jo vetëm sepse bie ndesh me marrëveshjen e CEFTA-s, por edhe sepse është kundër bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë “, tha ajo.
Mes tjerash, e dërguara e BE-së në Kosovë theksoi se Bashkimi Evropian është këtu për të lehtësuar dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Roli i BE-së dhe partnerëve të tjerë është të sigurojë që të gjitha marrëveshjet që Kosova ka marrë përsipër të zbatohen. E njëjta gjë vlen edhe për palën tjetër, pasi Serbia gjithashtu duhet të zbatojë disa marrëveshje. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë gjithëpërfshirëse, efektive, në përputhje me konventat dhe ligjet ndërkombëtare dhe në përputhje me vlerat e BE-së”.
Të tjera
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...