Rajoni dhe Bota

BE-ja i jep dritën jeshile vaksinës për varianin Omicron

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 13 September 2022

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi një vaksinë tjetër të BioNTech/Pfizer që mbron nga nënvariantet aktuale të virusit korona. Vaksina rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart.

Vaksina e re e kompanisë BioNTech/Pfizer është përshtatur për të luftuar kundër varianteve aktuale të koronës, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në Twitter.

Më parë një komitet ekspertësh i Agjencisë së Barnave të BE-së (EMA) kishte rekomanduar miratimin e vaksinës kundër nënvarianteve Omicron BA.4/BA.5. EMA njoftoi se kjo vaksinë pritet të ofrojë një mbrojtje më të gjerë kundër varianteve të ndryshme të koronës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera