Sport

Bayern Munichu humb dy pikë në fund të takimit

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 19 October 2019

Bayern Munichu i humbi dy pikë nga ndeshja kundër Augburgut në momentet e fundit të ndeshjes, përkundër dominimit të plotë që e pati në fushën e lojës, dhe tani mbetet në pozitën e tretë në tabelën e Bundesligës.

Skuadra e Niko Kovacit e dominoi plotësisht ndeshjen si mysafire kundër Augsburgut, që përfundoi me rezultat 2:2, duke e pasur 80 për qind të posedimit të topit dhe duke i bërë plot 23 goditje, në krahasim me 6 të nikoqirëve, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër dominimit, Bayerni e gjeti veten në vështirësi qysh në minutën e parë të ndeshjes, kur Augsburgu kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga Marco Richter.

-Advertisement-

Por, 13 minuta i mjaftuan Bayernit për ta barazuar rezultatin, pasi që Robert Lewandowski arriti të shënojë. Golin e Lewandowskit e asistoi Serge Gnabry, i cili e shënoi golin e epërsisë në minutën e 49-të të ndeshjes.

Megjithatë, Bayerni s’arriti t’i marrë në shtëpi tre pikët e ndeshjes për shkak të golit që Alfred Finnbogason e shënoi pak momente para se gjyqtari ta sinjalizonte fundin e ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje, tani skuadra e Kovacit do të jetë e përqendruar te ndeshja e fundjavës tjetër, kundër Wolfsburgut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera