Sport

Baseli shkatërron Young Boysin me protagonist kryesor Edon Zhegrovën (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 01 December 2019

Baseli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj rivalit kryesor për titull Young Boysit me rezultat të lartë 3-0, në duelin e javës së gjashtëmbëdhjetë në Superligën e Zvicrën, shkruan Gazeta inFokus.

Protagonisti kryesor në këtë takim ishte ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili realizoi një supergol dhe dhuroi një asistim fantastik në këtë takim.

Golin e parë skuadra vendase e arriti në minutën e gjashtë me golin e shënuar nga Arthur, i cili u asistua nga Zhegrova që bëri një depërtim fantastik para se të asistonte.

-Advertisement-

Baseli nuk u ndalë me kaq dhe pas shtatë minutave e dyfishoj epërsinë më golin e realizuar nga Alderete për rezultatin 2-0, më të cilin rezultat u mbyllen dhe 45 minutat e parë.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit.

Se Edon Zhegrova e kishte natën e tij u dëshmua në minutën e 48’, ku pas një veprimi individual ylli kosovar shënoi një gol fantastik për rezultatin përfundimtar 3-0.

Baseli pas këtij triumfi renditet i dyti me 33 pikë, ndërsa Young Boysi mbetet lider me 34 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera