Sport

Bayerni pas Dembeles

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 26 June 2019

Klubi gjerman, Bayern Munich i ka hapur sytë për sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Bayerni do të bëjë një ofertë për lojtarin, nëse dështon transferimi i Leroy Sane-s nga City.

Fituesit e Bundesligës, janë të lidhur me sulmuesin e City-t, Leroy Sane dhe nëse ky transferim dështon, atëherë gjiganti i Gjermanisë do t’i vihet pas francezit, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Dembele ka eksperiencë në Gjermani gjatë kohës kur ka luajtur për Dortmundin në sezonin 2016/17.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera