Sport

Bayern Muncheni tregohet i fortë ndaj Borussia Dortmundit

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 09 November 2019

Bayern Muncheni është këndellur nga humbja turpe-ruse e javës se kaluar dhe ka arritur ta fitoj derbin me të madh gjerman, atë ndaj Borussia Dortmundit me rezultat të thellë 4-0, shkruan Gazeta inFokus.

Serinë e golave e hapi sulmuesi në top formë, Robert Lewandowski në minutën e 17’, i cili shënoi një gol të bukur me kokë.

Në 45 minutat e parë nuk pati me gola, ndërsa të pjesën e dytë ‘Bavarezët’ shënuan edhe tre gola të tjerë.

-Advertisement-

Për 2-0 realizo Gnabry më të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 47’, kurse rezultatin e trefishoj polaku Lewnadowski në minutën e 76’ që realizoi golin e dytë personal në këtë takim.

Për rezultatin përfundimtar 4-0, shënoi Hummels në portën e tij në minutën e 80’.

Pas këtij triumfi Bayern Muncheni renditet i treti me 21 pikë aq sa ka edhe Leipzigu që pozicionohet i dyti , ndërsa Dortmundi mbetet i pesti me 19 pikë të tubuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera