Sport

Batatina e krahason futbollistin e vet me Lionel Messin pas barazimit me Dukagjinin

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 05 December 2021

Skuadra e Llapit nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Dukagjini, në sfidën e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se kur Barcelona nuk e ka pasur Messin nuk ka pas lojë të mirë, kurse kur Llapi nuk e ka Valmir Veliun është një mungesë e madhe.

“Bëmë maksimumin për të fituar pikët e plotat, por nuk ia dolën. Kur Barcelona nuk ka pasur Messin nuk ka pas lojë të mirë, kurse ne nuk e kishim Valmir Veliun që ishte një mungesë e madhe. Por, djemtë luajtën mirë, ndoshta në pjesë ne dytë kemi qenë më të rezervuar edhe pse mendoj se kemi mundur ta fitojmë ndeshjen”, tha Batatina për ArtSport.

-Advertisement-

Me pas tekniku llapjan tha se është e rëndësishme që kanë vazhduar rezultatet pozitive.

“Megjithatë, është e rëndësishme që kemi vazhduar serinë pozitive të rezultateve, ndonëse sot është dashur të fitojmë. Synojmë pikët e plota në ndeshjet tjera për të mbetur në krye të tabelës, aty ku Llapi e ka vendin”, ka thënë Batatina.

Pas këtij barazimi Llapi renditet i katërti me 26 pikë, kurse Dukagjini mbetet i nënti me 17 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera