Bastisje në Pejë, sekuestrohen pajisje për bixh*oz të paligjshëm – arrestohen dy persona
Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 25 June 2026
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, pas një operacioni të zhvilluar në qytetin e Pejës.
Sipas njoftimit, rasti është zbuluar pas pranimit të informatave se në një lokal në rrugën “Mehmet Akif Peja” po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.
“Pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve relevante se në një lokal në rrugën ‘Mehmet Akif Peja’ në qytetin e Pejës, disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, Sektori Rajonal për Hetime… ka realizuar kontroll/bastisje në këtë lokal,” thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar prova materiale, përfshirë “shtatë (7) telefona mobilë; një (1) DVR; një (1) kompjuter portativ (llaptop).”
Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit kompetentë, ndërsa më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të veprimtarive të kundërligjshme,” thuhet në fund të njoftimit.

T� tjera
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...


































