Lajme

Bastisen nëntë lokacione, sekuestrohen ạrmë e municion në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 13 September 2024

Policia e rajonit të Prishtinës, njofton se ka përfunduar me sukses një operacion gjithëpërfshirës në disa lokacione të ndara, ku janë kryer nëntë bastisje si dhe janë sekuestruar disa armë.

“Operacioni rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale dhe rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve”, njofton zyra për informim e kësaj policisë.

Bëhet e ditur se janë kryer nëntë bastisje si dhe janë sekuestruar; një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

-Advertisement-

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej, thuhet tutje në këtë njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera