Uncategorized

Bashkimi Afrikan, platformë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 03 September 2024

Të martën paradite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me kryetarin e Komisionit të Bashkimit Afrikan Moussa Faki Mahamat, i cili ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Xi Jinping vuri në dukje se Bashkimi Afrikan është flamur i unitetit dhe forcës së Afrikës, si edhe një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërkombëtar. Vitet e fundit, Kina dhe Bashkimi Afrikan kanë vazhduar të thellojnë besimin e ndërsjellë politik dhe kanë pasur bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale. “Shoh me kënaqësi që Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e ndërtuar me ndihmë nga Kina, ka përfunduar dhe është vënë në funksionim, duke dhënë kontribut për çështjet shëndetësore të Afrikës dhe për shëndetin e mirëqenien e popujve afrikanë.

 

-Advertisement-

Kreu i shtetit kinez theksoi më tej se aktualisht, Jugu Global, duke përfshirë Kinën dhe Afrikën, ka marrë hov, duke sjellë qëndrueshmëri dhe energji pozitive për paqen dhe zhvillimin botëror.

Moussa Faki Mahamat tha nga ana e tij se, gjatë tetë vjetëve që ka shërbyer si kryetar i Bashkimit Afrikan, ai ka qenë dëshmitar i zhvillimit të shpejtë të marrëdhënieve midis Bashkimit Afrikan dhe Kinës.Për më shumë se gjysmë shekulli, vijoi Mahamat-i, Kina ka mbështetur me vendosmëri betejat e Afrikës kundër kolonializmit, imperializmit e diskriminimit racial, duke ofruar ndihmë të vlefshme për vendet afrikane në fusha të ndryshme, si infrastruktura, shëndetësia, energjetika, industria e siguria dhe duke mbështetur pjesëmarrjen e Bashkimit Afrikan në G20. Pala afrikane i vlerëson dhe shpreh falënderim të sinqertë për këto, theksoi ai, duke shtuar që Afrika i përmbahet me vendosmëri politikës së “një Kine” dhe mbështet fuqishëm Kinën në mbrojtjen e interesave të saj thelbësore.

Më 3 shtator paradite, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim me Presidentin e Kenias, William Samoei Ruto, i cili ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në Samitin e Forumit mbi Bashkëpunimin Kinë-Afrikë

 

 

Xi vuri në dukje se miqësia Kinë-Kenia ka një histori të gjatë, e cila u zhvillua përgjatë luftërave për çlirim kombëtar dhe u thellua në marshimin për lulëzim kombëtar

Nga ana e tij, William Samoei Ruto, falënderoi Kinën për organizimin e Samitit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, çka ofron një platformë dhe mundësi të rëndësishme për bashkëkonsultime dypalëshe mbi të ardhmen e përbashkët .Gjithashtu Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim me Presidentin e Çadit, Moussa Faki Mahamat .Të dy liderët shpallën ngritjen e marrëdhënieve Kinë – Çad në partneritet të gjithanshëm strategjik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera