Lajme

Bashkëpartiakët i kundërpërgjigjen ministres Haxhiu: Nuk e votojmë Kodin Civil pa ndryshime

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 03 January 2023

Projekt-kodi Civil kishte nxitur debat të madh vitin e kaluar.

Nuk u votua as në Kuvend.

Kundër tij, pos deputetë të opozitës ishin edhe ata të pushtetit.

-Advertisement-

I njëjti kishte 29 vota kundër, 28 për dhe katër deputetë kishin abstenuar.

Në momentin e votimit në muajin mars të këtij viti në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Ndërsa, sot ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në një intervistë ka thënë se po synon se Kodin Civil ta shtyjë përpara qysh në muajt e parë të këtij viti.

Derisa, ka shtuar se neni i cili ngjalli debat dhe mos mbështetje nga të zgjedhurit e qytetarëve nuk do të ndryshohet.

Bëhet fjalë për nenin i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Deputeti i Listës “Guxo”, Burim Meta në mars të vitit të kaluar kishte votuar kundër Kodit Civil.

Ai nuk kishte kundërshtuar vetëm një pikë, por kërkoi që të bëhet plotësim-ndryshim në katër pika.

I pyetur se në rast që në këtë Kod nuk ka ndryshime, Meta ka thënë se do të votojë përsëri kundër.

“Vota ime do të jetë e njëjta, pra do të votoj kundër”, ka thënë Meta, për Front Online.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli do të votojë përsëri kundër Kodit Civil.

Kjo, në rast si i njëjti do të sillet përsëri në Kuvend me version të herës së parë.

Agusholli ka thënë se asgjë nuk do ta ndryshojë votën e tij, në rast të mosndryshimeve.

“Nëse vjen në versionin siç ka qenë për herë të parë atëherë asgjë nuk ndryshon në votën time”, është shprehur ai.

Në mars të vitit të kaluar, kur ky projekt-kod nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar, Agusholli, kishte thënë se ndihet i qetë për të votuar kundër, pasi që shumica e popullit janë kudnër martesave të gjinisë të njëjtë.

Edhe sot, thotë se nëse do të ndodhë e njëjta gjë përsëri do të votojë kundër.

“Nëse nuk ka largim të atyre dy neneve që janë problematike atëherë qëndrimi im është i njëjtë, do të votoj kundër”, ka shtuar ai, për Front Online.

Kodi Civil në mars të vitit të kaluar kur ishte hedhur për votim në Kuvend kishte 29 vota kundër, 28 për dhe katër deputetë kishin abstenuar.

Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

E, në rast të mosndryshimit të këtij neni, deputetja e grupit multientik, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se përsëri do të votojë kundër.

“Unë për vete po flas, nëse nuk ka asnjë ndryshim në Kodin Civil vota ime do të jetë e njëjtë si herën e parë, pra do të votoj kundër”, ka thënë Balje.

Deklaron se edhe pse kalimi i Kodit Civil është i rëndësishëm për shtetin, pa ndryshimin e neneve të cilat kanë qenë diskutabile vota e saj nuk do të jetë pro.

“Unë nuk kam asgjë kundër Kodit Civil, dhe e di që është shumë i rëndësishëm për shtetin, do të thotë është ligji më i rëndësishëm, por këto nene të cilat kanë qenë diskutabile për neve nëse nuk kanë pësuar asnjë ndryshim unë do të votoj përsëri kundër”, ka shtuar ajo.

Kundër Kodit Civil kanë votuar disa deputetë të pushtetit, por edhe të opozitës.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera