Rozë

“Bashkë ose asnjëri në finale”! Çfarë po planifikon Luizi për Kiarën?

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 21 March 2023

Luiz Ejlli sërish ka përsëritur faktin që nëse del Kiara Tito nga shtëpia, do dalë edhe ai. Teksa po bisedonin në suitë, këngëtari i tha moderatores se ose ata të dy do shkojnë bashkë në finale, ose nuk do shkojë asnjëri prej tyre.

Ai shpesh herë e ka përsëritur këtë gjë, duke thënë se loja e tij nuk do kishte kuptim pa Kiarën brenda në shtëpi. Në fakt, kjo e fundit pak ditë më parë, duke biseduar me Oltën dhe Armaldon tha se nëse Luizi del nga shtëpia, ajo do vazhdojë lojën dhe nuk ka pse del.

Gjatë qëndrimit të tyre në suitë, nuk munguan bisedat për lojën. Edhe pse ishin për dy netë dhe u mendua se do flisnin vetëm për njëri-tjetrin dhe do të shkëpusnin vëmendjen nga pjesa tjetër e banorëve, në fakt nuk ndodhi kështu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera