Lajme

Bashkatdhetarët ia mësyjnë Evropës, thonë se kaluan mirë gjatë festave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 03 January 2023

Pa kolona e lehtë e qarkullueshme ishte këtë të martë pika kufitare në Merdare. Bashkatdhetarët, tashmë po kthehen nga Kosova në shtetet evropiane. E të lumtur ata u shprehën që festat e fundvitit i kaluan në vendlindje, derisa zhvillimet e fundit në veri të vendit e barrikadat thanë që nuk u ngjalli pasiguri.

Ditët e fundit të festave i kanë rralluar edhe lëvizjet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, ditëve të pushimit të bashkëatdhetarëve, që vendosën t’i kalonin festat në vendlindje, po u vie fundi.

-Advertisement-

Derisa ditë më parë ata kanë pritur me orë të tëra për të hyrë në Kosovë, problemin e njëjtë nuk e kanë kur po kthehen.

“Më së shumti 5 minuta po zgjatë e tërë procedura për të kaluar përmes pikës kufirare në Merdar. E këtë të mërkurë nuk ka pasur kolona, derisa të pakta kanë qenë edhe lëvizjet e veturave në këtë anë.”

Qarkullim më të madh kishte te pjesa që të shpie në drejtim të vendeve evropiane, ndërsa të paktë ishin ata që ia mësynin Kosovës.

Ndërkaq, mërgimtarët u shprehën të lumtur që ditët e festave i kaluan në vendlindje.

E pavarësisht zhvillimeve të fundit në pika kufitare në veri të vendit, atyre  kjo nuk i ngjalli pasiguri për të ardhur në vendlindje.

Ditë më parë, për shkak që serbët vendosën barrikada 3 kilometra larg Merdares ka pjesa e Serbisë, kjo pikë kufitare për disa ditë u mbyll për qarkullim.

Për këtë, bashkatdhetarët u detyruan të shfrytëzonin pikat e tjera kufitare për të ardhur në vendlindje./Gazeta10

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera