Sport

Barcelona në periudhë aspak të mirë, përveç krizës financiare tani edhe me mungesa të lojtarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 23 November 2020

Barcelona është duke kaluar në një periudhë aspak të lehtë si klub, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç krizës financiare, e cila po thellohet çdo ditë e më shumë, blaugranët tashmë janë edhe në krizë të lojtarëve.

Lëndimi i Piques, të shtunën mbrëma ndaj Atletico Madridt, i ka lënë hapur telashe të mëdha trajnerit Koeman, i cili do ta ketë të vështirë ta zëvendësoj atë.

-Advertisement-

Qendër mbrojtësi pritet të mungoj deri në mars të vitit të ardhshëm, kurse në dispozicion të teknikut holandez tani janë Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Ronald Araujo.

Kurse sa i përket krizës financiare, katalunasit nuk i kanë punët aspak mirë. Klubi ka kërkuar të ulen pagat për të gjithë, përfshirë edhe futbollistet, por akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera