Sport

Barça nuk heq dorë nga fiksimi i vjetër

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 05 Maj 2023

Barcelona nuk heq dorë nga Sofyan Amrabat. Klubi katalanas tentoi firmën me mesfushorin nga Maroku në merkaton e janarit, por Fiorentina nuk e pranoi ofertën.

Drejtuesit e kampionëve të ardhshëm të Spanjës, po presin fundin e sezonit për të nisur një tjetër sulm për 26-vjeçarin, një ndër më të dalluarit në Botërorin Katar 2022.

Amrabat ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024. Nëse nuk ndodh rinovimi, klubi nga Firence do të detyrohet ta shesë në verë për të mos e humbur me parametra zero.

-Advertisement-

Xavi e ka shprehur publikisht vlerësimin dhe konsideratën që ka për “luftëtarin” maroken. Trajneri i Barcelonës po pret me padurim arritjen e akordit mes dy klubeve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy