Barça e bën tentimin e fundit për Messin
Autori: Gazeta inFokus
10:54 | 16 August 2022
Barcelona nuk ka hequr ende dorë nga Lionel Messi.
Sulmuesi argjentinas u largua vitin e kaluar nga “Camp Nou” si lojtar i lirë pasi gjiganti katalunas nuk qe në gjendje t’ia ofronte kushtet e nevojshme për ta vazhduar bashkëpunimin.
Por, “Blaugrana” duket se nuk e kanë harruar ende legjendën e tyre.
Ata madje do të mundohen ta rikthejnë atë në shtëpi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.
Në fakt, trajneri Xavi Hernandez ka kërkuar nga presidenti Joan Laporta që ta shikojë mundësinë për ta bërë tentimin e fundit për ta rikthyer shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Kjo pasi sulmi i Barçës nuk funksionoi si duhet në barazimin pa gola ndaj Rayo Vallecanos dhe Xavi konsideron se Messi do ta ringjallte sulmin e ekipit.
Mbetet të shihet nëse Paris Saint-Germaini do të heq dorë nga Messi, i cili në Francë e pati një sezon dëshpërues.
Messi ka kontratë edhe një vit me PSG-në, e cila nga ana a saj po mundohet ta bind atë që ta vazhdojë qëndrimin e tij në Paris edhe për një vit tjetër, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkohë, spekulohet se vitin tjetër, Messi, ose do të rikthehet në “Camp Nou” ose do të përfundojë në Inter Miami, pronë e së cilit është legjenda angleze, David Beckham.

T� tjera
-
Kurti mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, ku do të marrë p...
-
Ymeri: Shtëpitë në Ujman po dalin të jenë më të rëndësishme se mushkëritë dhe uji për ne
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ...
-
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së bashku me delegacionin e ...
-
Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdarit iu dërgua ftesa në Kuvend
Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shte...
-
New Yorku shënon 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit pavarësinë e Shqipërisë
Qyteti i New York-ut do ta shënojë zyrtarisht çdo vit 28 Nëntorin si Ditën e ...
-
Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital
Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winte...
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshë...
-
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së ...

































