Sport

Barca dhe Suarez me marrëdhenie aspak të mira, “prano largimin ose mbetesh në tribunë”

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 15 September 2020

Barcelona dhe Luis Suarez së fundmi i kanë prishur marrëdheniet mes tyre, kjo sipas mediave katalane, shkruan Gazeta inFokus.

Me ardhjen e teknikut të ri Koeman Barcelona ka filluar të bëj disa ndryshime para nisjes së sezonit të ri 2020-2021.

Sipas mediave trajneri i ka kërkuar Suarezit të gjej një klub të ri pasi nuk e sheh në planet e tij shërbimin e uruguaianit, megjithatë një gjë e tillë nuk është mirëpritur aspak nga Suarez i cili ka shfaqur pakënaqesin e tij.

-Advertisement-

‘El Pistolero’ është gati të heq dorë nga kontrata e tij vetem nëse merr rrogë edhe për sezonin e ardhshëm, por një gjë e tillë duket e pa pranueshme për drejtuesit e klubit të cilët kanë “kërcenuar” 33 vjeçarin që do ta lenë në stol në rast se nuk largohet.

Juventusi është mundësia e parë që Suarez e ka për t’i transferuar, madje para disa ditësh u raportua për diçka të tillë mirëpo si duket për t’u arritur një gjë e tillë uruguaiani duhet të prish kontraten e tij me Barcelonën dhe të jap një provim për të marrë pasaporten italiane, kjo pasi akutalisht ‘bardhezinjtë’ nuk kanë vend të lirë për ekstra-komunitarët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera