Banka Botërore ndihmon Kosovën me mbi 120 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 29 April 2020
Banka Botërore planifikon ta mbështesë Kosovën me mbi 120 milionë euro për menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të COVID-19.
Ky program përfshin një projekt të ri me procedura të përshpejtuara për t’iu përgjigjur prioriteteve urgjente të sektorit të shëndetësisë dhe për të mbrojtur të ardhurat e ekonomive familjare, shkruan gazeta inFokus.
Këtë e ka konfirmuar Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën, sipas një njoftimi të zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.
“Banka Botërore është e përkushtuar të mbetet partner i fortë për Kosovën gjatë këtyre kohërave të vështira dhe ekipet tona po punojnë për t’i ndihmuar Kosovës dhe për t’iu përgjigjur sa më shpejt krizës së COVID-19”, ka thënë Mantovanelli.
Sipas të dhënave përfshin ristrukturimin e projekteve tashmë të aprovuara për të mobilizuar fondet në mbështetje të NVM-ve, si dhe mbështetje buxhetore për rimëkëmbjen ekonomike dhe për t’i ndihmuar autoritetet që të plotësojnë nevojat e tyre të financimit shkruan gazeta inFokus.
Megjithatë, këto para nuk mund të vijnë në Kosovë pa ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës.
“Pas aprovimit nga Banka Botërore, është i nevojshëm nënshkrimi i shpejtë i marrëveshjes nga Qeveria si dhe ratifikimi nga Kuvendi për të siguruar që fondet janë në dispozicion për të përfituar Kosova dhe qytetarët e saj”, ka bërë të ditur kreu I zyrës për Kosovë Marco Mantovanelli.
Kjo ndihmë vjen pas situatës së rëndë të krijuar në ekonominë e vendit për shkak të ndikimit të pandemisë së coronavirusit.
Gazeta inFokus ka raportuar se ekonomia e Kosovës ka marrë goditjen më të madhe që nga paslufta.
Banka Botërore në raportin e fundit për vendet e Ballkanit Përëndimore ka paraparë një rënie të ekonomisë me 4.5 për qind në skenarin më të mirë, për shkak të ndikimit të pandemisë së coronavirusit.
Ndërkaq parashihet se situata mund të përkeqësohet, nëse recesioni vazhdon dhe ekonmia të bie deri në mbi 11 për qind.
“Ekonomia e Kosovës parashihej të rritej me rreth 4 për qind në vitin 2020; mirëpo, për shkak të shpërthimit të COVID-19, ekonomia tani pritet të pësojë një rënie prej 4.5 për qind përkrah uljes së eksporteve të shërbimeve dhe të investimeve publike e private”, thuhet në raportin e Bankës Botërore, të cilin e posedon Gazeta inFokus.
Kjo vetëm sipas skenarit bazë të parashikimit, i cili supozon se pandemia prek vetëm tremujorin e dytë, dhe aktiviteti ekonomik fillon e gjallërohet në gjysmëvjetorin e dytë.
Por, parashikimi më pesimist supozon se masat frenuese nuk hiqen plotësisht deri në gusht, dhe rimëkëmbja fillon vetëm në tremujorin e katërt, parasheh që Kosova të futet në një krizë të thëllë të pa parë që nga viti 1999 kur vendi ishte në luftë./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndj...
-
Marrëveshja ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë, zyrtari i NATO’s: Jemi në dijeni, u takon palëve të thonë më shumë
Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë ...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, me forcë ia grabiti nga qafa zingjirin e arit një gruaje
Nga njësite policore të stacionit Qendra është arrestuar një e dyshuar për ve...
-
Gjykata e Mitrovicës cakton masë paraburgimi për 8 të arrestuarit në aksionin kundër kontrabandës me ar*më
Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji t...
-
Maqedonci tregon se cili shtet evropian pritet t’i bashkohet paktit të mbrojtjes mes shqiptarëve dhe kroatëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja ushtarake mes Kosovë...
-
Trump mbyll Departamentin e Arsimit të SHBA-së
Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për mbyllj...
-
“Gërvishe, del VV”, “Kam dal nga atje kur ishin në muaj të mjaltit”: Kica-Xhelili i kundërpërgjigjet Agim Veliut
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i është k...
-
Zbulohet kontrabanda me makina të rrojës dhe qethjes në Ferizaj
Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) n...
-
Mjekët që u kujdesën për babain e Thaçit u shkojnë për ngushëllime, familja i falënderon për përkushtimin e treguar
Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje të thellë për m...
-
Me një biletë 3 euro fiton mbi 88 milionë euro në lotari
Një fitore e jashtëzakonshme në SuperEnalotto u realizua në Romë dhe fituesit...
-
Rashiti: Hyseni i përfshirë në korrupsion dhe kr*im urbanistik, fshihet pas grave
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e ...
-
Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Selca, qëndroi tërë jetën i palëkundur në idenë shqiptare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluft...