Balotelli, pjesë e historisë së Nicës
Autori: Gazeta inFokus
12:58 | 16 February 2018
Mario Balotelli nuk ka hyrë vetëm në zemrat e tifozëve, por prej ditës së enjte, edhe në historinë e klubit francez të Nicës.
Falë dygolëshit të shënuar ndaj Lokomotivës së Moskës, sulmuesi italian është bërë golashënuesi më i mirë i viteve 2000 për klubin nga riviera franceze e Côte d’Azur.
Siç kujton e përditshmja “Nice Matin”, sulmuesi ka parakaluar Dario Cvitanich, i cili gjatë dy sezoneve e gjysmë mes viteve 2012-2015, kishte mundur të shënonte 36 gola në 76 ndeshje të luajtura. Balotelli tashmë është ngjitur në kuotën e 38 golave, por vetëm në 55 takime të luajtura.
Në Europa League, ish-sulmuesi i Milanit ka një mesatare prej një goli për ndeshje. Ndërsa për të rigjetur një dygolësh të shënuar nga një futbollist i Nicës në një kompeticion europian, koha duhet të kthehet pas në vitin 1997. Asokohe, Stefan Kohn do të shënonte dy gola ndaj skocezëve të Kilmarnockut në fitoren 3-0 të Nicës.
Edhe në Ligue 1, Balotelli ruan një mesatare të konsiderueshme goli. Pas 13 golave të shënuara sivjet, mesatarja përllogaritet në një gol çdo 109 minuta.
Idhulli i “Populaire Sud” – fansat më të zjarrtë të Nicës, – duket se po kalon vitin e tij më të mirë e kësisoj duket se po “troket” me këmbëngulje në dyert e Di Biagos, trajnerit të Italisë në këtë periudhë tranzicioni, pas shkarkimit të Venturës dhe hapjes së garës për president e trajner kombëtareje.
I vetmi mëkat ka të bëjë me faktin se, dy golat e shënuar dje për Nicën nga Balotelli, nuk mjaftuan për të marrë një rezultat pozitiv, pasi u përmbysën nga rusët moskovitë me rezultatin 2-3. Për çdo rast, Balotelli mbetet ende shumë i distancuar nga rekordi absolut i Joacquin Valle Benitez, i cili shënonte me Nicën plot 131 gola mes viteve 1937-1948. E duket se këtë rekord nuk mundet ta thyejë, duke ditur se në verë, italiani do të nxirret në merkato.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...





























