Lajme

Ballkani i Hapur, Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takohen nesër në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 31 August 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të shkojë ditën e nesërme ne Beograd për të marrë pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur.

Në panair do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Panairi që do të mbahet nga data 1 deri në 4 shtator ka në fokus promovimin e turizmit të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky panair, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të bëjë bashkë 333 ekspozues verërash nga rajoni dhe bota, dhe pritet të ketë rreth 30 milionë vizitorë.

-Advertisement-

Më 2 shtator është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur, ndërsa në mbrëmje kryeministri Dimitar Kovaçevski do të organizojë mbrëmje maqedonase, gjegjësisht ngjarje kulturore me degustimin e verërave dhe ushqimeve të shijshme maqedonase, të shoqëruar me muzikën e virtuozit Vllatko Stefanovski.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera