Sport

Ballkani e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 04 September 2022

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit.

45 minutat e parë të kësaj ndeshje janë mbyllur me epërsinë minimale 0:1 të mysafirëve nga Suhareka, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i kampionëve të Kosovës, Albion Rrahmani, shënoi golin e avantazhit pak para fundit të pjesës së parë – 45+2’.

-Advertisement-

Asistues te goli i Rrahmanit ishte kapiteni, Armend Thaqi.

Ndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit i takon javës së gjashtë në Superligën e Kosovës. /

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera