Lajme

Bali Muharremaj e shpërblen me tender Blerim Kuçin, në kohë pandemie

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 31 March 2020

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka shpërblyer sërish tender bashkëpartiakun e tij që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’së), Blerim Kuçin, duke i dhënë tenderë shtesë për punimet në qendër të qytetit. Në kontratë vlera e këtij tenderi është rreth 80 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.

 

Komuna e Suharekës, e ka shpërblyer përsëri me kontratë firmën e Blerim Kuçit, ‘Hidroterm’.

-Advertisement-

Kjo firmë në shtator të vitit 2019 kishte fituar tenderin për të ndërtuar sheshin në Suharekë, ku vlera e kontratës së parë ishte 1.7 milionë euro.

E komuna e Suharekës tani ka nënshkruar kontratën e re për punë shtesë për projektin ‘Ndërtimi i rrugës ‘Brigada 123′- Sheshi në Suharekë’.

Për këtë kontratë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në këtë qytet ku thuhet se lloji i procedurës së kësaj kontrate është procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Fitues i kësaj kontrate është Operatori Ekonomik ‘Hidroterm’, firmë e cila ishte në emrin e Blerim Kuçit, mirëpo aktualisht kjo firmë është në emrin e djalit të tij.

Nga njoftimi i lëshuar shihet se vlera e parashkruar e kësaj kontrate është 79.943,14 euro. Ndërkaq që vlera e kontratës bazë ishte 1.723.134,80 euro, ku edhe Metro kishte raportuar edhe më herët për këtë tenderë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera