Kuzhina

Bakllava me çokollatë të bardhë dhe qumësht: Kombinim i pazakontë, shije unike!

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 17 December 2024

E parezistueshme për adhuruesit e ëmbëlsirave!

Përbërësit:

▪ Kore të holla për bakllava, 500 gr
▪ Çokollatë e bardhë, 200 gr
▪ Arra të bluara, 200 gr
▪ Lajthi të bluara, 100 gr
▪ Bajame të bluara (ose fëstekë), 100 gr
▪ Gjalpë e shkrirë, 200 gr
▪ Qumësht, 500 ml
▪ Sheqer, 300 gr
▪ Sheqer vanilje
▪ Lëng limoni

-Advertisement-

Përgatitja:

Përzieni në një enë arrat e bluara, lajthitë dhe bajamet (ose fëstekët). Çokollatën e bardhë grijeni në rende ose e priteni hollë.

Merrni një tepsi dhe lyejeni me gjalpë të shkrirë. Vendoseni koren e parë, e mbulojeni me gjalpë, më pas vendoseni koren e dytë dhe e mbulojeni sërish me gjalpë. Spërkatni një përzierje me arra të bluara dhe çokollatë të bardhë në çdo kore të tretë.

Përsëriteni procesin derisa të keni harxhuar të gjitha koret dhe mbushjen. Përfundoni me dy kore të lyera me gjalpë.

Përpara se ta vendosni bakllavanë për t’u pjekur, e prisni në format e dëshiruara (më shpesh në formë rombi ose në formë katrori).

Piqeni bakllavanë në furrë të parangrohur ne 180°C për rreth 45 minuta ose derisa të marrë ngjyrë të artë në kafe.

Ndërsa bakllavaja po piqet, përgatisni shurupin. Përzieni qumështin, sheqerin, sheqer vaniljen dhe lëngun e limonit në një tenxhere. Gatuani në zjarr mesatar derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe shurupi të jetë i trashë.

Kur bakllavaja të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe i hidhni menjëherë shurupin e ngrohtë. Lëreni bakllavanë të thithë shurupin dhe të ftohet plotësisht përpara se ta shërbeni.

Shijojeni!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera