Bajrami ka një pyetje për Kurtin: Çfarë ndodhi me njohjen në qendër?
Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 08 March 2023
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK nuk është parti anti-amerikane dhe se beson në partneritet të përhershëm me SHBA-në.
Në emisionin DPt te Fidani në T7, Bajrami ka thënë se LDK ka kritikuar marrëveshjen e dakorduar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ato që ka thënë ai pas arritjes së dakordimit për planin franko-gjerman.
“Unë asnjëherë nuk e pranoj që LDK është anti amerikane. Ajo që kemi kritikuar është një marrëveshje që kryeministri jonë është pajtu e të cilën nuk është për së afërmi as ta dëshifroj. Kryeministri nuk ka qenë në gjendje të tregojë se si do e bëjë kapërcimin e trashëgimisë. Si ta bëjë pikën 7. Cili është kanali që komunikon komuniteti serb me Qeverinë. Cka është statusi i Kishave Serbe”, tha ajo.
Tutje Bajrami tha se LDK ka qëndrimet e veta, por se kjo marrëveshja franko-gjermane nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjet në mes të dy vendeve.
“Natyrisht që LDK ka dhënë qëndrimet e veta për këtë. Situata që e kemi e bën përgjegjës vetëm kryeministrin. Në letrën e Biden të fundit përmendet njohja reciproke. Qysh përfunduam në këtë marrëveshje që ka shumë interpretime të ndryshme. LDK është për partneritet me SHBA, por gjithashtu insistojmë që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare. Me këtë marrëveshje nuk do të përfundojnë problemet. I kemi parë deklaratat e të dy qeverive. Dulën menjëherë e pati interpretime të ndryshme”, shtoi ajo. /Gazeta Express/
Të tjera
-
Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)
Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen...
-
Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard ...
-
Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje
David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë ...
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...
-
Komandanti i KFOR-it takon kryetaren e Graçanicës: Rikonfirmova përkushtimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...
-
Suspendimi i gjykatësit që e la në liri Enver Sekiraqën, avokati Jashari: Vendim i ngutshëm
Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor ...