Lajme

Bajqinovci “sqaron” uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët: Do të ketë rritje

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 23 November 2022

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se pagat e gjykatësve dhe prokurorëve kanë qenë në këtë nivel edhe më parë, por që përkundër rritjes së parashikuar të pagave, nuk është përmirësuar gjendja në sistem.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se me Ligjin e Pagave që sot u aprovua në Qeveri, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të rriten dhe rregullohen tërësisht.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Pagat e gjykatësve dhe prokurorëve kanë qenë në këtë nivel edhe më parë. Përkundër rritjes së paparashikuar të pagave të tyre, gjendja në sistem nuk është përmirësuar. Problemet patën mbetur të njëjta!

Cilësia e punës, para pagës, duhet të jetë vullnet e dëshirë për përkushtim në të mirë të interesit të përgjithshëm.

Po ashtu, me Ligjin e Pagave që sot u aprovua në Qeveri, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të rriten dhe rregullohen tërësisht.

Ky është vetëm një vendim për nivelizim dhe kështu duhet të konsiderohet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera