Lajme

Bahtiri njofton se LVV e çoi në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së: Përgjegjësitë shtetërore nuk kërkojnë zhurmë, kërkojnë qëndrim

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 28 September 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka njoftuar se partia e ka përzgjedhur për përfaqësues në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Asgjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Me propozimin e Grupit Parlamentar të LVV-së dhe me miratimin e Kuvendit, në këtë legjislaturë do të shërbej si anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së”, shkroi ai në një postim në Facebook

Bahtiri la të kuptohet se kjo përgjegjësi shtetërore iu ngargua për shkak të qëndrimeve dhe besnikërisë së tij ndaj shtetit.

-Advertisement-

“Përgjegjësitë shtetërore nuk kërkojnë zhurmë. Kërkojnë qëndrim, besnikëri ndaj Republikës dhe punë të palëkundur. Na priftë e mbara në punë të mbara!”, shkroi ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy