Sport

Bad News Eagles mposhten në gjysmëfinale të “Republeague”

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 28 June 2022

Ekipi kosovar në CS:GO, “Bad News Eagles” ka vazhduar sot garat në turneun “Republeague”, respektivisht në fazën e gjysmëfinales.

Pasi që në çerekfinale shënuan fitore kundër ekipit rus “forZe” me rezultat të ngushtë 2:1, “bNE” u mposht sot në gjysmëfinale të kësaj gare kundër suedezëve të “fnatic”.

“fnatic” mposhtin “bNE” me rezultat 2:0, respektivisht në Nuke me rezultat 16:8 dhe në Ancient me rezultat 16:12.

-Advertisement-

Më i miri i kësaj përballje për suedezët ishte “nicoodoz” me 21 vrasje dhe 11 vdekje dhe me një vlerësim prej 1.43, kurse për “Bad News Eagles” më i dalluari ishte “juanflatroo” me 14 vrasje e 19 vdekje, dhe me një notë vlerësimi prej 0.96.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera