Fokus

“Babi m’ka thon nëse ti vendos mu kthy te mami unë kom me ta myt mamin”, akuzat e rënda të nënës ndaj ish bashkëshortit që ia ‘rrëmbeu’ djalin

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 27 March 2024

Artina Elshani një nënë me një ngjarje të rëndë e cila nuk po gjen assesi drejtësi, shpresë të vetme për ribashkimin me djalin e saj 9 vjeçar po e sheh deklarimin në media, shkruan Gazeta Infokus.

Me akuza të rënda i është drejtuar ish bashkëshortit të saj i cili përkundër vendimeve të Gjykatës nuk po lejon që djali i tyre 9 vjeçar të jetojë me nënën.

Në një rrëfim në kuadër të një hulumtimi të Gazetës Infokus, kjo nënë ka treguar edhe fjalët e djalit të saj gjatë takimit që kishin pasur.

-Advertisement-

“Babi m’ka thon nëse ti vendos mu kthy te mami unë kom me ta myt mamin”, këto ishin edhe fjalët që Artina Elshani i rrëfeu Infokusit e ku po akuzon edhe ish bashkëshortin që ia rrëmbeu djalin.

Për të parë më shumë këtë rrëfim të saj me plotë emocione ndiqeni pjesën e parë të këtij hulumtimi dhe storien në vazhdim:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera